
Inter-Benevento, Icardi behet gati por luan Eder: Ja formacioni i mundshem!
Nese do te ishte ne doren e tij do te luante qe ndaj Genoas.
Por eshte stafi mjeksor ai qe ka preferuar te mos rrezikonte dhe keshtu Mauro Icardi, pasi mungoi kunder Crotones dhe Bolognes, ka munguar edhe ndaj Genoas ne transferte. Tani, ne ndeshjen ndaj Beneventos te shtunen ne darke, ai do donte te ishte me cdo kusht. Por Spalletti nuk deshiron te beje dicka te nxituar sepse direkt pas kesaj ndeshje e ka radhen derby ndaj Milanit, Napolo ne shtepo dhe pastaj Sampdoria.
“Icardi nuk luan qe prej 28 janarit te kaluar (Spal-Inter 1-1) dhe nuk shenon qe prej 5 janarit (1-1 ne Firenze)”, shpjegon Gazzetta dello Sport. Por eshte per tu vleresuar edhe rikthimi i Ivan Perisic “Nuk shenon prej dy muajsh e gjysem: triplete ndaj Chievos ne ate 5-0 me 3 dhjetor. Kroati eshte nje njeri teper i rendesishem ne skuadren e Spallettit dhe nuk eshte dicka e cuditshme qe skuadra zikalter po kalon nje moment kaq te keq pikerisht ne nje kohe krize edhe per sulmuesin kroat”, shpjegon e perditshmja italiane.
Formacioni i mundshem mund te jete nje 4-2-3-1:
Handanovic; Cancelo, Ranocchia, Skriniar, D’Ambrosio; Vecino, Gagliardini; Candreva, Rafinha, Perisic; Eder.
Ne sulm per momentin mbetet favorit italo-braziliani dhe Icardi mund ta nise nga pankina. Ka dyshim mbi prezencen e Candreves ose Karamoh. Kesaj radhe, Rafinha pritet te luaje nga minuta e pare duke ulur Borja Valeron ne stol.