Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SM – Erick Thohir e do një Inter për scudetto dhe përgatit sulmin për Toure: ofertë e frikshme prej tetë milionësh!

SM – Erick Thohir e do një Inter për scudetto dhe përgatit sulmin për Toure: ofertë e frikshme prej tetë milionësh!
Rinor Sopaj

Yaya Toure gjithmonë e më afër Interit. Sipas raportimeve të Marco BarzaghitSport Mediaset, Erick Thohir është bindur që ta krijoj një skuadër për scudetto dhe akoma më shumë për mesfushorin e City-it, tashmë që një kohë të gjatë dëshirë e madhe e Roberto Mancinit. Oferta e paraqitur për agjentin Dimitri Seluk ka qenë më e lartë sesa ajo që është menduar: e gatshme për Toure një kontratë katër vjecare me një pagë prej 5.5 milionësh plus bonuse të tjera të cilat mund t’i japin një ngritje pagës deri në 8 milionë për sezon. Tashmë është gjithcka në rregull me lojtarin, tani tek City pritet të arrij oferta prej tetë milionësh plus bonuse. Kryesa e klubit zikaltër është optimiste ashtu sic është edhe për mbrojtësin e Chievos Ervin Zukanovic, edhe pse një transferim me këto shifra mund të largoj lojtarët të cilët janë në bisedime për ripërtërirjen e kontratës: Samir Handanovic dhe Mauro Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.