Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,007 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prezantimi i marveshjes Inter-Suning: Ja fjalet e Zhan Jindong, Thohir dhe Zanettit!

Prezantimi i marveshjes Inter-Suning: Ja fjalet e Zhan Jindong, Thohir dhe Zanettit!
Inter Club Staff

Zhan Jindong: “Do te bejme nje Inter te madh”, Erick Thohir: “Sebashku per tu rikthyer ne maje”, Javier Zanetti: “Duhet te rikthehemi ne Champions e te qendrojme aty sepse aty kemi vendin”. Keto kane qene kryefjala e fjalimeve te 3 njerezve me te rendesishem qe folen ne nje dite historike si kjo e sotmja ku shumica e aksioneve te Interit kaloi tek Suning. 

Po, dite historike sot ne Nanjing te Kines per Interin: Erick Thohir, Javier Zanetti marin pjese ne konferencen per shtyp te organizuar nga Zhang Jindong dhe Gong Lei per te komunkiuar keshtu blerjen e shumices se aksioneve te Interit nga Suning Commerce Group. Inter.al sjell tek ju ne shqip fjalet e konferences per shtyp ne shqip nga Sofitel Zhongshan Golf Resort ne Nanjing.

E keshtu, zyrtarisht 68,55% te aksioneve te Interit kane kaluar ne pronesi te manjatit Kinez. Edhe gazetari prezent ne Nanjing konfirmon te gjithe zerat qe tregonin sasine e aksioneve qe ishin blere nga Suning Commerce Group e nderkohe fjala i kalon Zhang Jindong. Ja fjalet e tij:

“Faleminderit shume qe keni ardhur sot ne kete konference per shtyp. Jam teper i lumtur qe ka prezent kaq shume njerez dhe nuk ndalem dot se falenderuari. Jam teper i emocinuar, e kam perjetuar vete historine e Interit dhe tani ne do te jemi pjese e ketij klubi madheshtor. Suning eshte ne biznesin e futbollit prej nje viti dhe tashme kemi ne pronesi edhe Interin. Koha per ta bere klubin nje nga me te miret ne Europe perseri. Me Thohir eshte krijuar menjehere nje mardhenie mjaft e mire, a thua se ishim miq prej vitesh. Me ka lindur menjehere deshira per te blere klubin sapo e kam takuar dhe kam qene prezent ne Meazza. Kam takuar edhe Morattin ne nje nga udhetimet e mia ne Milano dhe ish Presidenti zikalter me ka kerkuar me pasion qe te hy edhe une ne klub. Me tha ‘Jep me te miren tende per Interin’, dhe keto fjale me kane prekur shume. E falenderoj serisht Thohir qe me zgjodhi mua ne si partner.”

“Blerja e Interit – vazhdon Jindong – eshte hapi i pare i nje plani pesevjecar i rritjes se grupit tone ne boten futbollistike dhe klubit zikalter. E dime shume mire se cfare kemi bere ne Kine per Superleague-n kineze, por Europa eshte maksimumi per cdo kend qe hyn ne boten e futbollit. Blerja e Interit eshte nje pjese e rendesishme per grupin tone sepse eshte blerja e pare e nje shoqerie jashte territorit Kinez. Ne kete menyre duam qe te zgjerohemi ne te gjithe boten dhe te rrisim marken tone. Suning do te behet nje marke e njohur ne te gjithe boten tashme, Interi paraqet nje porte te madhe per ne. Tridhjete e tete vite me pare Interi ishte skuadra e pare qe vizitoi Kinen dhe fale kesaj Interi eshte klubi me me shume tifoze ne Kine. Besojme se Interi do te behet akoma me shume nderkohmbetar dhe akoma me i forte. Interi i Morattit ka bere gjera te mrekullueshme ne boten e futbollit dhe ne deshirojme te ndjekim rrugen e tij per te ndertuar nje te ardhme fitimtare por qe mbeshtetet tek historia zikalter. Per ta bere kete gje do te na duhen keshillat e Morattit dhe bashkepunimi i ngushte me Thohir dhe drejtuesit e Interit. Edhe une jam nje zikalter. Hyrja jone ne klub do te garantoje nje te ardhme me te qarte per skuadren. Faleminderit te gjitheve.”

Ne pod eshte edhe presidenti zikalter Erick Thohir: “Jam I nderuar te jem ketu, ne rrugen e ketij bashkepunimi. Grupi Suning ka nje plan serioz dhe deshirojme te levizim ne kete drejtim te futbollit, ne menyren te mire. Jemi nje “brand” global, jemi “Vellezerit e Botes”. Ky bashkepunim e deshmon. Kemi kapercyer kufijte por do vazhdojme kulturen Italiane. Jam shume krenar te zyrtarizoj se Inter do te jete ne Kine per 5 vitet e ardhshme. Qekur kam ardhur tek Inter i kam shprehur nderimin tim Morattit, dhe kemi folur sebashku me Jindong per te ndertuar dicka te rendesishme. Duam te bejme dicka te jashtezakonshme. Dua te falenderoj Morattin per mirkuptimin e tij qe nga koha qe u bera president, dhe qe me mbeshteti per kete bashkepunim. Ky sport eshte ne zhvillim te vazhdueshem, ka filluar era e ‘siper klubeve’ per te qene kompetitiv si brenda ashtu edhe jasht fushave. Kjo eshte e rendesishme per te fituar trofe. Jam shume i lumtur nga futja e Suning ne shoqerin tone. Sebashku mund ta ngrem kete klub ne majen e futbollit Europian. Faleminderit te gjitheve, vecanerisht Zanettit I cili eshte nje inspirim per kete klub. Perpara perfundimit dua tju them partnerve se duhet ta mbeshtesin kete bashkpunim. Ndersa tifozet dua ti falenderoj per besimin dhe qe ishin me numrin me te larte se cdo skuader tjeter ne stadium kete sezon. Forza Inter, Forza Suning”.

Pas presidentit Thohir, fjalen e mer i derguari i Federates Kineze: “Federata Kineze uron Suning per bashkpunimin me Inter, jam i sigurt se ky partneritet do te ndihmoje shume edhe sistemin e futbollit ne kine, si brenda ashtu edhe jashte fushe. Kjo blerje do te beje qe futbolli te jete me afer tifozeve tane”.

Pas perfaqesuesit te Federates Kineze radhen e ka Gong Lei dhe Javier Zanetti te cilet ju pergjigjen pyetjeve te medias ne sale. Por si fillim Zevendes Presidenti flet disa fjale: “Jam shume i lumtur dhe shume i emocionuar qe jam ketu. Grupi Suning eshte shume i forte dhe i kompletuar, duhet te punojme sebashku per te beret e lumtur tifozet tane”. Me pas flet Gong Lei: “Inter eshte nje realitet i qendrueshem ne Kine, dhe ne kete realitet duam ta zhvillojme akoma me shume per duke e cuar kete klub perseri ne nivelin me te larte”. Perseri Zanetti: “Duam te ndertojme nje skuader qe te jete protagonist ne Itali dhe ne Europe per te arritur perseri Champions, ne kete kompeticion Inter duhet te jete gjithmone”.

Me pas vjen nderrimi i fanellave ndermjet Inter e Suning me protagonist Lei e Zanetti qe vulos bashkpunimin dhe mbyll konferencen per shtyp.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.